Zgjatja e vettingut, Kryemadhi: Të mos votojmë nga frika e prokurorëve belgë dhe kolegëve që janë në burg

February 10, 2022
min lexim

schedule15:51 – 10 Shkurt, 2022

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se do të votojë pro zgjatjes së mandateve të vettingut. Megjithëkëtë kritika, ajo tha se zgjatja e këtyre organeve ka qenë propozim i LSI që në vitin 2018 por u hodh poshtë nga maxhoranca me arrogancë.

Ndërkaq, nuk la pa sulmuar Lulzim Bashën dhe socialistët. Sipas saj nuk duhet votuar as nga frika e prokurorëve belgë që kanë mbërritur në Tiranë dhe as nga frika e ish-ministrave që janë në burg. Ajo shtoi gjithashtu se lëkundja e PD, e bën të dyshojë se mund të ketë një tjetër marrëveshje si ajo e 17 majit.

“Në 2016 e kemi filluar me bindje të plotë se një reformë në drejtësi pa konsensus nuk do ti shërbente reformës. Kemi votuar të gjitha ligjet e reformës në drejtësi. A po gjejnë qytetarët shqiptarë drejtësinë e vërtetë? E megjithatë, me të gjitha artikulimet që kemi ajo që dua të theksoj është se vettingu është një element që duhet të vazhdojë. Në shkurt të vitit 2018 grupi i LSI propozoi një paketë të tillë për shtyrjen e afateve të komisionit të vettingut.

Por me arrogancë nuk u pranua. Sot pas 3 vitesh vijmë në propozimet që ka bërë LSI. Dua ta theksoj se edhe në komisionin e ligjeve prezenca e LSI ka marrë pjesë në mbledhjet e saj prej 4 muajsh. Ajo që më bën për t’u çuditur është se kolegët tanë demokratë nuk morën pjesë në asnjë mbledhje. Dhe më lë të dyshoj se ky votim pro për shtyrjee afateve do ti shërbejë drejtësisë apo 17 majit. Si ndryshoj ky vendim brenda një nate pa marrë pjesë në asnjë mbledhje? Si ndryshoj ky vendim i menjëhershëm pa qenë asnjë konsultimi qoftë edhe me ekspertë. Analiza profesionale që duhet bërë për çdo ligj janë të domosdoshme. Vendimet politike janë të rëndësishme, por ndonjëherë duhet të ketë edhe logjikën e saj. Imoraliteti politik dashje pa dashje po detyron shqiptarët të largohen. Do të kemi vendime si të 17 majit apo do të kemi propozime që arrijnë në një konsensus së plotë.

Do të votoja pro sepse mendoj që edhe grupet e komisionit të vettingut nuk janë në standardin e duhur kanë probleme në sjelljen e tyre. Por ajo që të bën përshtypje është që edhe atë që ka thënë Xhafaj dhe shumë të tjerë të bën përshtypje që ne e kemi mekanizmin zhbllokues KLP dhe KLGJ. Megjithatë ne akoma nuk e dimë nëse vettingut i duhen 2, apo 5 vjet? Pse u nis me vonesë puna? Akoma edhe sot ne nuk kemi bërë një analizë. Ju bëj thirrje që të gjithëve kur të votojmë as nga frika e prokutorëve belgë, as nga frika e kolegëve që janë në burg, por për qytetarët shqiptarë”, tha Kryemadhi. g.v/

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ambasadori Minxhozi priti në takim kryetarin Haliti

Story i radhës

Скопје ќе се забратимува со градови од Шпанија

Të fundit nga

ShkoLartë