Zgjatja e mandatit të prokurorëve të SPAK/ Grupimi i Alibeajt: Do japim mbështetje në kuvend

December 21, 2024
1 minut lexim

Në debatin për zgjatjen apo jo të mandatit të prokurorëve të SPAK dhe dy ditë pasi pro u shprehën edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lëvizja Djathtas është e para parti që ka një përgjigje të qartë.

“ Do të doja të deklaroja sot gadishmërinë e Djathtas 1912 për të mbështetur, edhe me votën tonë pro në Kuvendin e Shqipërisë, çdo nisëm ligjore që synon zgjatjen e mandateve të prokurorëve të SPAK. ne e kuptojmë se SPAK nuk mundet i vetëm ta kryejë këtë detyrë që të çrrënjosë korrupsionin dhe krimin e organizuar, ndaj duhet dhe më shumë angazhim, nga çdo institucion dhe nga vetë qytetarët për ta luftuar këtë realitet gërryes në çdo nivel!” – theksoi Alibeaj.

Ish kolegët e tij demokratë por edhe ato socialiste i akuzoi se po tentojnë të minojnë punën e Spak, për të cilin tha se është i vetmi që po Lufton korrupsionin në vend.

“Edhe pse në 33 vite, Shqipëria ka dështuar në barazinë para ligjit, institucionet e drejtësisë, SPAK dhe GJKKO, janë shpresëdhënëse, ndaj dhe ne i mbështesim ato në mënyrë të pakushtëzuar për sa kohë do të sjellin një standart të ri në vënien e drejtësisë në vend. Çdo parti që thotë është produkt i PS ose PD kanë synim për të delegjitimuar SPAK dhe për ta sjell në sytë e publikut si një krijesë politike.”- u shpreh Alibeaj.

Gjithashtu, Alibeaj tha se nuk e mbështet komisionin për Antikorrupsionin të drejtuar nga Fatmir Xhafaj, pasi sipas tij, po deligjitimon punën e SPAK.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Siljanovska Davkova: Gjuha dhe kultura turke janë pjesë e çmuar e thesarit multikulturor të vendit tonë

Story i radhës

Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, SHSKUK-ja del me sqarim

Të fundit nga

ShkoLartë