kostadinovski cevik vazhduan diskutimet per perkrahje dhe digjitalizim te gjykates kushtetuese 67670b33635ef

Kostadinovski – Çevik: Vazhduan diskutimet për përkrahje dhe digjitalizim të Gjykatës kushtetuese

December 21, 2024
1 minut lexim

Shkup, 21 dhjetor – Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski ka realizuiar takim punues me Mahmut Çevik, zëvendës-kryetar i Agjencisë turke për bashkëpunim dhe koordinim dhe Shejma Babajigit, koordinatore e “TIKA”-s, ku, siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, janë vazhduar diskutimet për përkrahje të procesit të digjitalizimit dhe përforcimit të kapaciteteve të Gjykatës, si elemente kyçe për punë më efikase të Gjykatës.

Zëvendëskryetari i “TIKA”-s, Çevik, shprehu gatishmërinë e Agjencisë për të kontribuar në procesin e digjitalizimit të Gjykatës, përmes së cilit do të përmirësohet puna nga aspekti teknik, gjë që do të reflektohet drejtpërdrejt në përmirësimin e efikasitetit të procedurave.

Kostadinovski ka shprehur falënderim të sinqertë për përkrahjen e deritansihme nga ana e “TIKA”-s, duke e theksuar gatishmërinë për fillimin e bashkëpunimit dhe aktiviteteve të parapara në periudhën e ardhshme.

Nga Gjykata Kushtetuese theksojnë se në muajin shkurt, Gjykata Kushtetuese ka marrë pajisje teknike nga kompjuterë dhe printera për punonjësit. Paraprakisht, “TIKA” ka marrë pjesë në pajisimin e sallës së mbledhjeve dhe konferencave për shtyp në vitin 2020, si dhe sigurimin e pajisjeve teknike në vitin 2013.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

bdi i reagon izet mexhitit po vjen era kundermuese e jugosllavise 67670a81c0d70
Story i mëparshëm

BDI i reagon Izet Mexhitit: Po vjen era kundërmuese e Jugosllavisë!

zhani ciko parashqevi simaku mund te kthehet si aktore historia e saj mund te behet film 676710228df2e
Story i radhës

Zhani Ciko: Parashqevi Simaku mund të kthehet si aktore, historia e saj mund të bëhet film

Të fundit nga

Dua Lipa vjen me lajmin BOMBASTIK

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, do të rikthehet në edicionin e këtij viti të festivalit Sunny Hill. Lajmin e ka konfirmuar vetë ylli i muzikës pop me anë të një
ShkoLartë