Zëvendësojeni Listën kriminale serbe me parti normale / Ajo është dorë e zgjatur e udbashit, Aleksandar Vuçiq

min lexim

Do të jem i hapur dhe i sinqertë si gjithmonë me të gjithë, pavarësisht se kush është dhe interesat e kujt janë në rrezik.
Do të shkruaj atë që asnjë politikan në Serbi nuk guxon të thotë për shkak të paraqitjes së tij të rreme në publikun serb si një “patriot” i madh.
Unë do të them atë që nuk është e popullarizuar të shkruhet, të flitet dhe të mendohet në Serbi, por që është e dobishme për të gjithë serbët në Kosovë si dhe për të ardhmen e Serbisë.
Ku është gjithë ajo opozitë fallco serbe që nuk guxon të dalë publikisht si unë dhe të thotë atë që e dinë të gjithë por nuk guxojnë ta thonë ?

Prandaj ata zgjedhin heshtjen përballë gënjeshtrave dhe mashtrimeve të përditshme të Qeverisë së Serbisë, e cila krijon tensione të panevojshme me kombet dhe vendet fqinje sa herë që nuk ka zgjidhje jo vetëm për problemet ekzistenciale të shoqërisë, por edhe për dështimin e politikës së jashtme për shkak të Aleksandar Vuçiqit të ulur në dy-tre karrige?!

Çfarë po bëjnë opozitarët tanë fallco?

Ata po e mbështesin Aleksandër Vuçiqin me narrativat e tyre nacionaliste dhe po e sjellin Serbinë në konflikte të reja me Kosovën…

DSS, ZAVETNICI, DVERI, Gjilas, POKS, Vuk Jeremiç nuk dallojnë aspak nga Vuçiqi.

Prandaj, i vetmi subjekt politik opozitar në Serbi është Partia Republikane, të cilën unë e drejtoj.

Ajo që kam menduar dhe thënë në Tiranë në vitin 2015 bashkë me zotin Faton Kurti, atë e mendoj dhe e them edhe tani!

Unë nuk u futa në politikë për t’ju thënë atë që dëshironi të dëgjoni, por për të bërë gjithçka për t’ju ndihmuar të jetoni më mirë, sado që nuk ju pëlqeu në fillim.

Do të qëndroj konsekuent me të gjitha fjalët e mia dhe planet që kam për marrëdhëniet e ardhshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe do t’ju jap këto propozime:

– Të dashur serbë, kthehuni në institucionet e Kosovës, sepse me largimin nga to, vetëm e dëmtoni veten.

E di që Aleksandar Vuçiqi ju ka bindur kështu, por nëse do të interesohej për interesat e tua, nuk do të ju fuste vazhdimisht në konflikt me fqinjët shqiptarë, me të cilët duhet të ndani të mirat dhe të këqijat.

Është absurd dhe mëkat të mbeteni absolutisht pa të drejtat e tua dhe pa zërin që j’ua dhanë shqiptarët e Kosovës dhe jo serbët e Serbisë!

– Hiqni qafe presionin e Aleksandër Vuçiqit dhe listës së tij kriminale serbe që ju tremb dhe jua bën jetën ferr për 10 vjet rresht.

– Zëvendësojeni atë listë kriminale serbe në Kosovë me ndonjë parti normale qytetare, sepse është vetëm dorë e zgjatur e shefit të saj udbash, Aleksandar Vuçiqit.

Filloni të ndërtoni një shtet të përbashkët të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.
-Kosova është vendi juaj i ri, pasi është vendi i shumicës së shqiptarëve që jetojnë atje dhe i të gjitha pakicave të tjera.

– Qëndroni aty dhe krijoni një jetë të përbashkët me shqiptarët siç keni jetuar shekuj para se të vinte në pushtet krimineli Sllobodan Millosheviq dhe djali i tij politik Aleksandar Vuçiqi!

– Aleksandar Vuçiq është një nga politikanët më të korruptuar serbë që i ka duart e gjakosura deri në bërryla dhe që së shpejti do të zhduket nga jeta jonë politike.

Ndërsa ju do të qëndroni këtu në Kosovë me të njëjtët shqiptarë me të cilët keni jetuar në harmoni para Millosheviqit dhe para Vuçiqit!

– Mos u besoni thashethemeve të kafeneve se themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe mund të dëshmojë se Kosova është serbe.

Sepse vetë themelimi i saj është njohje e ekzistencës së Kosovës si shtet i pavarur ku jetojnë dhe punojnë serbët, kështu që një Asociacion i zakonshëm i Komunave Serbe nuk duhet të bëhet mollë sherri.

Pse po e them këtë?

Sepse asnjë Asociacion i Komunave në botë nuk mund ta ndryshojë realitetin që Kosova është kohë të gjatë shtet i pavarur.

– Mos u ulni veten në nivelin mediokër intelektual dhe karakterin kriminal të Aleksandër Vuçiqit, i cili ju poshtëron aq shumë me lojën e tij të ndyrë e të fshehtë, duke ju detyruar të bëni lojën e policit të keq dhe të mirë.

Prandaj, njihni sa më shpejt institucionet e Kosovës dhe ndërtoni jetën tuaj të përbashkët me shqiptarët.

-Kosova u pavarësua në vitin 1999, kur u nënshkrua kapitullimi i Kumanovës, dhe jo siç ju servohej nga Beogradi zyrtar, se Serbia me nënshkrimin e kapitullimit e mbajti Kosovën de jure në përbërjen e saj.

– Filloni ta jetoni jetën tuaj si më parë dhe ndërtoni marrëdhënie me shqiptarët që u sakatuan nga Sllobodan Millosheviqi dhe të cilët gjakpirësi i dëshmuar Aleksandar Vuçiq dëshiron t’i sakatojë sërish.

Për luftën dhe kaosin që lindi mes jush nuk keni faj as ju dhe as shqiptarët, por politika nacionaliste e politikanëve komunistë serbë që kanë qenë gjithmonë shërbëtorë të Rusisë!

– Me vendimin tuaj për t’ia lehtësuar jetën vetes duke u çliruar nga ndikimi politik i Beogradit në marrëdhëniet e ndërsjella me shqiptarët, ju do të varrosni të kaluarën e tmerrshme dhe do të hapni të ardhmen për të gjithë ju në Kosovë, pra për të gjithë ju që punoni dhe jetoni atje.

SHBA-ja dhe BE-ja do ta mirëpresin vendimin tuaj të pavarur dhe do të keni kushte shumë më të mira jetese se në Serbinë qendrore.

Ju garantoj se i di planet e SHBA-së dhe BE-së !

Jini të sinqertë me veten dhe mbani mend:

Një luftë kaq e tmerrshme mes serbëve dhe shqiptarëve nuk do të ndodhte kurrë nëse nuk do të ishin në pushtet politikanët komunistë dhe diktatorët nga Serbia!

Thuani JO kësaj çmendurie dhe filloni të jetoni si njerëz.

Mjaft është mjaft!

Përktheu: Lirim Gashi

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidenti Amerikan Joe Biden thotë se Twitter përhap gënjeshtra

Story i radhës

Grekët bëhen gati për luftë: Erdogani mund të na sulmojë deri në Pranverën e ardhshme

Të fundit nga