Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili , ka njoftuar se do të hapen 300 punësime për ushtarë profesionistë të rinjë në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ky hap i rëndësishëm është pjesë e strategjisë për forcimin e kapaciteteve të ushtrisë dhe ofron mundësi për të rinjtë të bëhen pjesë e Armatës, duke kontribuar në ruajtjen e sigurisë dhe mbrojtjen e vendit.
Ky program është një mundësi e shkëlqyer për ata që kërkojnë të zhvillojnë një karrierë profesionale në fushën e mbrojtjes.
Burimi: alfax.mk