Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, theksoi se Qeveria ka miratuar tekstin e harmonizuar të Propozim-ligjit për lojërat e fatit, me qëllim vendosjen e kontrollit më të rreptë dhe mbrojtjen e qytetarëve nga pasojat e bixhozit.
Sipas propozimit të ri ligjor, kazinotë dhe lojërat elektronike do të duhet të respektojnë distancë minimale prej 500 metrash nga shkollat, ndërsa ndalohen reklamat që e paraqesin bixhozin si sukses apo zgjidhje financiare.
Gjithashtu, nuk do të lejohen figura publike dhe përmbajtje të dedikuara për të mitur në promovimin e lojërave të fatit, ndërsa deri më tani janë mbyllur 358 platforma ilegale online.
Sali theksoi se shteti ka obligim të mbrojë familjet, të rinjtë dhe interesin publik, duke vendosur qytetarët përpara interesave të industrisë së bixhozit.
Burimi: alfax.mk


