Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë sot në Spitalin Klinik të Tetovës, ku u ndanë 109 vendime për punësim për të punësuarit në këtë institucion shëndetësor.
Sali theksoi se këto vendime vijnë pas një procesi të gjatë dhe përpjekjeve të vazhdueshme, duke i cilësuar ato si dëshmi të rezultateve konkrete të angazhimit të Qeverisë për forcimin e institucioneve shëndetësore.
Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së punonjësve shëndetësorë dhe forcimit të kapaciteteve të Spitalit Klinik të Tetovës, me qëllim krijimin e kushteve më të mira të punës dhe ofrimin e shërbimeve më efikase dhe më cilësore për qytetarët.
Sipas Saliut, investimi në kapacitetet njerëzore dhe institucionale është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi shëndetësor më funksional dhe më cilësor.
Burimi: alfax.mk


