Inspektorati Qendror i Punës gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në Brezovicë, për shkak të parregullsive të evidentuara në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, ka marrë vendim për ndalimin e punimeve.
Ndërkaq, në Skenderaj, si rezultat i shkeljeve të konstatuara, është marrë vendim për pezullimin e përkohshëm të veprimtarisë të një subjekti.
Inspektorati Qendror i Punës rikujton se respektimi i masave të sigurisë dhe shëndetit në punë është obligim ligjor dhe kusht i domosdoshëm për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve.
Burimi: botasot.info


