north west zbulon planet e saj per te ardhmen 6a8d9efea323b

North West zbulon planet e saj për të ardhmen

August 25, 2026
1 minut lexim

North West ka habitur me një nga dëshirat e saj për të ardhmen, duke treguar se, pavarësisht se po ndërton një karrierë në muzikë, dëshiron të ketë edhe një punë të zakonshme.

Në një intervistë për “Dazed”, 13-vjeçarja, vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West, tha se do të dëshironte të punonte në Starbucks vitin e ardhshëm, kur të mbushë 14 vjeç.

“Dua të kem një punë të rregullt”, është shprehur North, duke treguar se dëshiron të provojë një eksperiencë pune ndryshe nga jeta e saj në qendër të vëmendjes, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, North po avancon edhe në muzikë. Ajo publikoi këtë vit EP-në e saj debutuese “N0rth4evr” dhe ka bërë disa paraqitje të rëndësishme, përfshirë performancën në festivalin “Rolling Loud” në Orlando, ku u ngjit në skenë së bashku me reperen Molly Santana.

E reja ka treguar gjithashtu se po i kushton gjithnjë e më shumë kohë provave, muzikës dhe vallëzimit.

Për të, një ditë ideale do të ishte të kalonte kohën në prova, në studio ose në një shfaqje të madhe.

North tha se i pëlqen ideja që artistet femra të mbështesin njëra-tjetrën përmes muzikës, duke theksuar se nuk dëshiron të përfshihet në konflikte me vajza të tjera në industrinë muzikore.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

netanyahu irani tentoi te vriste nje nga djemte e mi 6a8d9e30f26e9
Lajmi i mëparshëm

Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi

zevendeskryeministri i pare bekim sali 109 vendime per punesim ne spitalin klinik te tetoves hap konkret per forcimin e sistemit shendetesor 6a8da1a13276e
Lajmi i radhës

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali: 109 vendime për punësim në Spitalin Klinik të Tetovës, hap konkret për forcimin e sistemit shëndetësor

Të fundit nga

ShkoLartë