Zëvendës-guvernatorja Mitreska: Kursi i denarit është i qëndrueshëm

March 1, 2022
1 minut lexim

Zëvendës-guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, Ana Mitreska në emisionin “Top Tema” tha se kursi i denarit është i qëndrueshëm dhe se rezervat devizore në në nivel solid.

Ajo shtoi se Maqedonia e Veriut ka kapacitet dhe hapësirë ta mirëmbajë qëndrueshmërinë e kursit devizor.

“Denari është i qëndrueshëm. Deri tani të gjitha ndryshimet te rezervat devizore janë sipas parashikimeve tona. Niveli është i lartë me rreth 3.4 miliardë euro dhe dua të theksoj se është më lartë në krahasim me nivelin që e kishim në fillim të pandemisë”, tha Mitreska.

Ajo theksoi se edhe në raportin për ekonominë e Maqedonisë së Veriut të Fondit Ndërkombëtar Monetar, në mënyrë të qartë theksohet se kursi i denarit është i vazhdueshëm dhe jo vetëm me parametrat ekonomik.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ambasada e Gjermanisë me njoftim të rëndësishëm për ata që kanë aplikuar për vizë

Story i radhës

Lehtësohen kushtet për hyrje në Itali

Të fundit nga

ShkoLartë