zero projekte kapitale ne komunat shqiptare keshilltari i ash se kerkoi pergjegjesi nga qyteti i shkupit 6a2857adb4083

Zero projekte kapitale në komunat shqiptare, këshilltari i ASH-së kërkoi përgjegjësi nga Qyteti i Shkupit

June 9, 2026
min lexim
719939614 1002134815733364 7072702268055041911 n e1781017157599

Në seancën e fundit të Këshillit të Qytetit të Shkupit, këshilltari i Aleancës për Shqiptarët, Daim Luçi, ngriti shqetësimin për mungesën e investimeve dhe projekteve konkrete në komunat me shumicë shqiptare, duke kërkuar përgjigje të drejtpërdrejta nga udhëheqësia e Qytetit të Shkupit. Luçi theksoi se po kalon gjysma e vitit, ndërsa qytetarët e komunave shqiptare ende nuk kanë parë asnjë projekt serioz dhe të prekshëm që do të ndikonte në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre. Sipas tij, ndërkohë që në komunat me shumicë maqedonase promovohen projekte të mëdha infrastrukturore dhe investime të konsiderueshme publike, në komunat shqiptare vazhdon të dominojë zvarritja e projekteve, mungesa e dinamikës së punimeve dhe neglizhenca institucionale, transmeton Portalb.mk.

Në fjalimin e tij, Luçi përmendi si shembuj konkretë zvarritjen e punimeve në bulevardin “Cvetan Dimov”, realizimin e mangët të bulevardit “Ferid Murad”, dëmtimin e hapësirave të gjelbra dhe prerjen e drunjve në bulevardin “Brigada Maqedonase-Kosovare”, si dhe mungesën e progresit në realizimin e rrethrrotullimit në Saraj.

Ai rikujtoi se me ardhjen e përbërjes aktuale politike në pushtet u premtua fundi i praktikave të vjetra dhe vendosja e një qasjeje të re, të bazuar në zhvillim të barabartë dhe trajtim të drejtë të të gjitha pjesëve të qytetit. Megjithatë, sipas tij, realiteti në terren nuk i pasqyron këto premtime.

“Për vite me radhë, sa herë që janë ngritur këto çështje, është tentuar të relativizohen me arsyetimin se bëhet fjalë për tema të së kaluarës. Por kur qytetarët vazhdojnë të përballen me infrastrukturë të papërfunduar, me komunikacion të bllokuar dhe me mungesë investimesh serioze, atëherë nuk kemi të bëjmë me të kaluarën, por me një problem aktual dhe të prekshëm”, theksoi Luçi.

Në fund, këshilltari i Aleancës për Shqiptarët kërkoi nga Kryetari i Qytetit të Shkupit të bëjë publike listën e projekteve kapitale që janë realizuar ose që kanë hyrë në fazë konkrete realizimi gjatë këtij viti në komunat me shumicë shqiptare, vlerën financiare të tyre dhe afatet e sakta të përfundimit.

Kujtojmë se projekti për bulevardin Cvetan Dimov është premtuar me dekada, por, kohët e fundit, autoritetet thanë se ka kaluar fazën konceptuale dhe po përgatitet për realizim praktik. Komuna e Çairit ka marrë përsipër përgatitjen e dokumentacionit projektues dhe urbanistik, ndërsa Qyteti i Shkupit do të sigurojë financimet për zbatimin dhe eksproprimin e pronave sipas planit.

Problemi me kaosin në rrugën “Cvetan Dimov” të njohur si rruga e “Jahja Pashës” prej kohësh parashihet të zgjidhet me projekt të përbashkët mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit, por ky bashkëpunim deri më tani në terren nuk ka ndryshuar asgjë. Ky problem shumëvjeçar, nuk ka arritur të zgjidhet edhe gjatë mandatit të kryetarit paraprak të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, i cili gjatë orës policore në bashkëpunim me komunën, vendosi një mur ndarës, me qëllim që të mos lejohet automjetet të kthejnë në mes të rrugës dhe të mos kalojnë qytetarët në vende ku nuk ka viza të bardha. Muri, sipas paralajmërimit ishte zgjidhje e përkohshme, por zgjidhja e tillë nuk është ndryshuar, ndërkaq kaosi vazhdon, sidomos në oraret kur qytetarët shkojnë dhe vijnë prej pune.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gashi mirepriti nxenesit nga krusheva ne kuvend e ardhmja e demokracise ndertohet mbi kureshtjen dhe energjine e femijeve 6a285660a2dbe
Lajmi i mëparshëm

Gashi mirëpriti nxënësit nga Krusheva në Kuvend: E ardhmja e demokracisë ndërtohet mbi kureshtjen dhe energjinë e fëmijëve

trump irani rrezoi helikopterin apache duhet pergjigje ndaj sulmit 6a2869d076eeb
Lajmi i radhës

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit

Të fundit nga

ShkoLartë