Zeqirija Ibrahimi: Ali Ahmeti është përgjegjës për atë se për çfarë akuzohet Artan Grubi

December 12, 2024
1 minut lexim

Lideri i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi në një intervistë për A2CNN ka komentuar ngjarjet e djeshme rreth seancës së Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për përdorimin e gjuhëve që e flasin mbi 20 % e popullsisë e që nuk është gjuhë e njëjtë me maqedonishten.

Ibrahimi ka komentuar edhe vendosjen në listën e zezë amerikane të Artan Grubit, si dhe nisjen e një hetimi nga ana e Prokurorisë për veprat e tij kriminale.

Sipas Ibrahimit, në këtë pikë, nuk mund ti ndajmë Ali Ahmetin prej Artan Grubit, pasi që ky i fundit nuk ka bërë asnjë veprim politik pa lejen e Ahmetit.

“Ahmeti sot luante rolin e pilatit i cili i lante duart dhe thotë se unë nuk kam faj, por realisht ai është bashkëpjesëmarrës në gjithë atë për çfarë akuzohet Grubi i cili në gjitha deklarimet e tij publike thoshte se unë nuk marr asnjë vendim politik pa lejen e Ahmetit. Dhe nëqoftëse se SHBA-të e kanë vendosur zotin Artan Grubi në listën e zezë amerikane për shkak të korrupsionit dhe abuzimit me drejtësinë i bie që realisht i vënë në atë listë të zezë është edhe vet Ahmeti. Se ai ka qenë bashkëpjesëmarrës i çdo veprimi politik që ka bërë Artan Grubi. Dhe sot Ahmeti e luante rolin e pilatit i cili i lanë duart duke u shfajësuar se nuk jam unë fajtori për atë çfarë ka bërë Artan Grubi. Realisht nuk është adresa e vetme Artan Grubi, por adresa e saktë është Ali Ahmeti dhe ai është përgjegjës për atë për çfarë akuzohet edhe sot Artan Grubi”, deklaroi Ibrahimi.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gemini 2.0 është modeli më i fundit dhe më i fuqishëm i Google gjer më sot

Story i radhës

Musiala është “Lojtari i Vitit

Të fundit nga

ShkoLartë