zeppetta nofka qe e ben te vecante zhegroven ne futbollin modern 6952a0961d873

‘Zeppetta’, nofka që e bën të veçantë Zhegrovën në futbollin modern

December 29, 2025
1 minut lexim

Askush deri më tani nuk e kishte emërtuar saktë stilin e lojës që e bën Edon Zhegrovën kaq të veçantë në botën e futbollit.

Sipas prestigjiozes italiane “La Gazzetta dello Sport”, gjithçka lidhet me mënyrën unike se si reprezentuesi i Kosovës e prek dhe e kontrollon topin.

Zhegrova njihet për teknikën e tij jashtëzakonisht të lartë, veçanërisht në situatat një kundër një, ku driblimet e shpejta dhe të paparashikueshme e bëjnë një kërcënim konstant për mbrojtjet kundërshtare.

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, i ka vendosur një nofkë të veçantë Zhegrovës, e cila përmbledh stilin e tij të lojës: “Zeppetta”.

“Kam lindur me këtë aftësi”, ka deklaruar Zhegrova pas ndeshjes ndaj Pisas.

“Trajneri më quajti ‘Zeppetta’. E falënderoj”, ka shtuar ai.

Termi “Zeppetta”, edhe pse jo term futbollistik në italisht, lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si Zhegrova driblon, ndalon dhe rifillon lëvizjen me topin, duke e mbajtur gjithmonë nën kontroll të plotë.

Luciano Spalletti e ka cilësuar vazhdimisht Zhegrovën si lojtar vendimtar, duke vlerësuar ndikimin e tij në fazën ofensive dhe aftësinë për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjeve me një veprim individual.

Me stilin e tij unik dhe teknikën e rafinuar, Edon Zhegrova po konfirmohet gjithnjë e më shumë si një nga futbollistët më të veçantë shqiptarë në arenën ndërkombëtare.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident ne aksin korce erseke plagosen dy te rinj 6952a0350a1ed
Lajmi i mëparshëm

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, plagosen dy të rinj

kush je ti qe do te u dhunua barbarisht flet per shqiperia live gazetari tozaj u takuam per sqarim me lane per te vdekur ne rruge 6952a14364385
Lajmi i radhës

“Kush je ti që do të…”, u dhunua barbarisht, flet për ‘Shqipëria Live’ gazetari Tozaj: U takuam për sqarim, më lanë për të vdekur në rrugë

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë