zendeli votuam ligjet per ndertim me te shpejte dhe me te lire te korridorit 8 10d 6470e24a94322

Zendeli: Votuam ligjet për ndërtim më të shpejtë dhe më të lirë të Korridorit 8-10D

May 26, 2023
1 minut lexim

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arta Bilalli-Zendeli, që ka udhëhequr një numër të konsiderueshëm të mbledhjeve të Komisionit për Çështje Evropiane në cilësinë e zv.kryetares, ku është diskutuar për ndryshimin e ligjeve për Korridorin 8-10D ka reaguar nëpërmes një postimi në rrjetet sociale, menjëherë pasi Kuvendi miratoi këto propozim ndryshime.

Bilalli ka thënë se me këtë veprim, deputetët vendosën që Korridori 8 që lidh RMV-në me Shqipërinë dhe Korridori 10D, që lidh Maqedoninë me Bullgarinë do të ndërtohen edhe në mënyrë më të shpejtë po edhe do të kushtojnë më lirë.

“Sot, në Kuvend i votuam ligjet për ndërtim më të shpejtë dhe më të lirë të Korridorit 8 dhe Korridorit 10-D”, ka shkruar Arta Bilalli Zendeli.

Ndryshe, në Komisionin për Çështje Evropiane është diskutuar me procedurë të shkurtuar për pesë ligjet lidhur me ndërtimin e Korridorit 8-10D, sepse ligjet që ishin dorëzuar nga Qeveria ishin me flamur europian.

Për këtë investim, nga Qeveria thonë se është projekti më i madhë e më i rëndësishëm që nga pavarësimi i vendit.

MARKETING

RENT A CAR

dy dite para zgjedhjeve lira turke merr goditjen drastike 6470e155ae05b
Story i mëparshëm

Dy ditë para zgjedhjeve, lira turke merr goditjen drastike

loriana kuka humbi sfiden per medaljen e bronzte 6470e51cef49e
Story i radhës

Loriana Kuka humbi sfidën për medaljen e bronztë

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë