Zemra i rreh për Dortmundin

May 26, 2023
1 minut lexim

Jurgen Klopp mbetet shumë i lidhur me Borussia Dortmund dhe tifozët unikë të verdhezinjve.

55-vjeçari drejtoi për 7 sezone skuadrën gjermane (2008-2015) përpara se të transferohej në “Anfield” te Liverpooli.

Dortmundi luan të shtunën ndeshjen më të rëndësishme të viteve të fundit. Djemtë e Terzic presion Mainz në shtëpi, përballje për javën e fundit në Bundesliga.

Fitorja sjell titullin kampion, që në “Signal Iduna Park” mungon prej vitit 2012, kur në stol ishte pikërisht Klopp.

Ky i fundit uron që verdhezinjtë të fitojnë ndeshjen dhe titullin kampion, dhe mezi po e pret takimin e javës së fundit. Dortmund-Mainz do të transmetohet në SuperSport 2 (27 maj, 15:30).

“Shpresoj që Dortmundi të fitojë titullin kampion, pasi e di mirë se çfarë do të thotë për qytetin arritja e një suksesi të tillë, por jo vetëm.  

Jam pak nervoz, por uroj me zemër që Dortmundi të fitojë. Nuk është fare e këndshme të shohësh gjithmonë të njëjtën skuadër duke fituar”, theksoi Klopp.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Gazetarja e njohur jep dorëheqjen, nuk do ta besoni arsyen

Story i radhës

Biletat e finales së Championsit

Të fundit nga

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si
sqmken
ShkoLartë