Biletat e finales së Championsit

Kanë mbetur edhe pak më shumë se dy javë para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit të Inter-it.

Zikaltrit arritën në finalen e Champions League duke ndjekur një rrugë lineare, pa të meta dhe me besimin se mund të arrinte vërtet në fund të kompeticionit më të lakmuar europian.

Në finalen e madhe skuadra e Inzaghi-t do të përballet me Manchester City-n e Pep Guardiola-s, që shihen si favoritë për të triumfuar në Stamboll 10 qershorin e ardhshëm.

Natyrisht, nuk është aspak e lehtë të gjenden bileta.

Sepse përtej vendeve të cilësuara ‘neutrale’, UEFA ka ndarë në mënyrë të barabartë vendet e rezervuara për tifozët përkatës në një numër të barabartë me rreth 20,000 kuponë.

Interi sinjalizoi menjëherë procesin organizativ që çdo tifoz duhet të ndjekë për të kapur të paktën një, duke mposhtur konkurrencën shumë të madhe.

Megjithatë, një kanal ‘i privilegjuar’ do të ishte shfaqur pas komunikimit zyrtar të Inter Club Parlamento, që kryesohet nga Presidenti i Senatit, Ignazio La Russa, një tifoz i madh i zikaltërve.

Prandaj, senatori do të kishte njoftuar, nëpërmjet nënpresidentit të të njëjtit klub, Alessandro Colucci, se kishte siguruar bilet për të gjithë anëtarët e parlamentit të interesuar për të ndjekur nga afër sfidën e madhe europiane.

Në fakt, detajet përmbajnë çmimet e fluturimeve dhe të vetë biletave, duke përjashtuar çdo kosto ndihmëse.

Nisja do të planifikohej nga Milano të premten më 9 qershor (jo të shtunën, siç u raportua gabimisht) me kthim pas ndeshjes.

Kjo ngjarje ka zemëruar të gjithë tifozët e tjerë, të cilët ende nuk kanë arritur të gjejnë një biletë për finalen, duke ngritur më pas një lumë polemikash dhe komentesh negative në rrjetet sociale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zemra i rreh për Dortmundin

Story i radhës

Dashnim Hebibi komenton vizitën e Bujar Osmanit në Beograd

Të fundit nga