Zemon: Nuk është e diskutueshme që bullgarët të përfshihen në Kushtetutë

Ish-deputeti Rubin Zemon në emisionin “Studio 10” mendon se bullgarët duhet të hyjnë në Kushtetutën tonë sepse ajo është qytetare, por edhe të arrihet një marrëveshje për mbrojtjen e pakicës maqedonase në Bullgari.

“Nuk është e diskutueshme që bullgarët të përfshihen në kushtetutën tonë sepse ajo është qytetare. Në veçanti neni 2 i cili përcakton se sovraniteti buron nga qytetarët.

Nuk është ashtu siç tha Radev se është multietnike. Askund në raporte nuk përmendet problemet e pakicës bullgare, duhet të adresohen vetë qytetarët, e kam fjalën për bullgarët në Maqedoni. Kushtetuta është për qytetarët. Kushtetuta jonë rrjedh nga një marrëveshje paqeje, Marrëveshja e Ohrit. Reciprociteti daton në shekullin e 15-të. Atëherë duhet të jetë për të gjitha komunitetet, dhe mund të kërkohet vetëm kur të nënshkruhet mbrojtja e pakicës maqedonase në Bullgari dhe e pakicës bullgare në Maqedoni.”, tha Zemon.

Ai shtoi se nuk kemi marrëveshje dypalëshe për mbrojtjen e pakicës maqedonase në Bullgari.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Facebook i jep lamtumirën projektit të kriptomonedhës

Story i radhës

BDI: VMRO-DPMNE-së i pengojnë shqiptarët në krye te institucioneve të vendit

Të fundit nga