facebook i jep lamtumiren projektit te kriptomonedhes 61f91d0688f62

Facebook i jep lamtumirën projektit të kriptomonedhës

February 1, 2022
1 minut lexim

Pas disa ribrandimesh, përballjesh me kongresin dhe largime të stafit, kriptomonedha e Meta, ish-Facebook, e njohur si Diem dha lamtumirën.

Diem Association konfirmoi ditën e Hënë se ka shitur asetet për 200 milionë dollarë tek Silvergate, një bankë me në fokus kriptomonedhat e cila vitin e kaluar po përpiqej të lançonte monedhën e saj stablecoin e lidhur me dollarin Amerikan.

Shitja e Diem shënon fundin e një përpjekje e cila ishte e fundosur që nga fillimi. Nëse do të zbatohej plani i Facebook me kriptomonedhën, pushteti i rrjeti social do të rritej ndjeshëm.

Ish Libra doli në skenë kur stablecoins, të cilat janë dizajnuar për të ruajtur vlerën, ishin një ide e re për rregullatorët. Gjatë 2019-ës ky treg u rrit ndjeshëm duke shqetësuar vende të ndryshme të botës.

Edhe pse lidhje e Meta me Diem kanë përfunduar, ekziston mundësia që Silvergate apo një tjetër lojtar tregu të ringjallë projektin. /PCWorld Albanian

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

nis mbledhja e keshilli per siguri te rmv se 61f91b615c0c2
Story i mëparshëm

Nis mbledhja e Këshilli për Siguri të RMV-së

RUBIN ZEMON
Story i radhës

Zemon: Nuk është e diskutueshme që bullgarët të përfshihen në Kushtetutë

Të fundit nga

ShkoLartë