RUBIN ZEMON

Zemon: Nuk është e diskutueshme që bullgarët të përfshihen në Kushtetutë

February 1, 2022
1 minut lexim

Ish-deputeti Rubin Zemon në emisionin “Studio 10” mendon se bullgarët duhet të hyjnë në Kushtetutën tonë sepse ajo është qytetare, por edhe të arrihet një marrëveshje për mbrojtjen e pakicës maqedonase në Bullgari.

“Nuk është e diskutueshme që bullgarët të përfshihen në kushtetutën tonë sepse ajo është qytetare. Në veçanti neni 2 i cili përcakton se sovraniteti buron nga qytetarët.

Nuk është ashtu siç tha Radev se është multietnike. Askund në raporte nuk përmendet problemet e pakicës bullgare, duhet të adresohen vetë qytetarët, e kam fjalën për bullgarët në Maqedoni. Kushtetuta është për qytetarët. Kushtetuta jonë rrjedh nga një marrëveshje paqeje, Marrëveshja e Ohrit. Reciprociteti daton në shekullin e 15-të. Atëherë duhet të jetë për të gjitha komunitetet, dhe mund të kërkohet vetëm kur të nënshkruhet mbrojtja e pakicës maqedonase në Bullgari dhe e pakicës bullgare në Maqedoni.”, tha Zemon.

Ai shtoi se nuk kemi marrëveshje dypalëshe për mbrojtjen e pakicës maqedonase në Bullgari.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

facebook i jep lamtumiren projektit te kriptomonedhes 61f91d0688f62
Story i mëparshëm

Facebook i jep lamtumirën projektit të kriptomonedhës

ALI AHMETI
Story i radhës

BDI: VMRO-DPMNE-së i pengojnë shqiptarët në krye te institucioneve të vendit

Të fundit nga

Bayerni ia vë syrin Neymarit

Neymar Junior mund të rikthehet në futbollin evropian gjatë verës që po vjen. Ylli brazilian është duke e rikthyer formën optimale pasi u rikthye në atdhe për t’iu bashkuar klubit të fëmijërisë,
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë