Zemaj: Qeveria Kurti për katër vite i tha “jo” ShBA-së, LDK-ja do ta rikthejë partneritetin

min lexim

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, thotë se Qeveria Kurti nuk e ka shfrytëzuar administratën e presidentit Joe Biden.

Madje sipas tij, përveç që nuk e ka shfrytëzuar administratën amerikane, Qeveria ka krijuar situata që ia ka “mbyllur derën Kosovës për katër vite”.

“Kjo qeveri nuk e ka shfrytëzuar aspak administratën e Bidenit, jo që e ka shfrytëzuar por ka krijuar situata ku i ka mbyllë derën Kosovës për këto katër vite që nuk kanë pas qasje në administratën e ShBA-ve dhe fare pak në Shtëpinë e Bardhë”, tha Zemaj.

Ai tha se administrata e re e presidentit të sapozgjedhur Donald Trump e njeh mirë politikën në Kosovë, pa marrë parasysh që Qeveria e udhëhequr nga LVV-ja i ka thënë “jo” ShBA-ve gjatë katër viteve të udhëheqjes.

Ndërkohë që Zemaj premton se me ardhjen e LDK-së në pushtet “do ta ndërrojë këtë diskurs” dhe do të rikthejë partneritetin e qëndrueshëm me ShBA-në.

“Ky (Trump) i njeh mirë, opozitën e atëhershme në Kosovë dhe pozitën e tashme edhe të tjerët. E mira është që këta nuk bëjnë politikë ditore, siç e ka perceptuar Qeveria e VV-së. Politika amerikane e sheh Kosovën si partnere, pa marrë parasysh se kush e udhëheq. Kjo qeveri fatkeqësisht ka ditur t’i thotë ‘jo’ ShBA-ve dhe kjo ‘jo’ na ka kushtuar që katër vite. S’ka ditur të thotë ‘po’ atëherë kur duhet. Administrata Trump do të jetë një mik i mirë. Qeveria që do të udhëhiqen nga LDK-ja  do ta ndërrojë këtë diskurs, i cili ka ndodhur gjatë këtyre katër viteve dhe do ta rikthejë partneritetin e qëndrueshëm”, deklaroi Zemaj. 

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Ganiu: Titulli ‘Qytetar Nderi’, simbol falënderimi për kontributin në arritjen e paqes në këtë pjesë të botës

Story i radhës

Të shtëna me armë te rruga e Elbasanit, plagoset 52-vjeçari, në gjendje të rëndë te Trauma

Të fundit nga