Zemaj: Kjo është fytyra e vërtetë e Vetëvendosjes, përgjegjës Kurti

July 20, 2023
1 minut lexim

Mediat publikuan javën e kaluar një video-incizim mes shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës dhe deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj thotë se koordinimi i VV-së me Listën Serbe ka qenë që nga fillimi.

 “Dolën në faqe përgjimet që koordinimi i LVV-së në emër të Qeverisë ka qenë permanent në fillet e saj, por ka qenë i gabuar edhe me elemente penale duke negociuar me një të ndjekur nga drejtësia kosovare dhe i sanksionuar nga SHBA por edhe vendimi i Qeverisë që me i shpallë organizata terroriste që veprojnë në veriun e vendit”, tha deputeti Zemaj.

Zemaj mendon se kjo është fytyra e vërtetë e LVV-së, e cila sipas tij në të kaluarën ka linçuar çdo kënd që ka pasë zë kritik.

“Kjo është fytyra e vërtetë e LVV-së mënyra se si kanë komunikuar si e kanë linçuar çdo kënd që ka pasur zë kritik në të kaluarën mënyra se si i përdorin militantët e vetë. Ato veprime kanë mujt me i koordinu edhe me partitë opozitare shumë nga ato kanë qenë në interes nacional”, deklaroi Zemaj.

Përgjegjës kryesor e ka lënë kryeministrin Kurti, kur u pyet nëse duhet të japë dorëheqje Mimoza Kusari.

“Se a duhet të jap dorëheqje Kusari-Lila është vlerësim i LVV-së dhe shumicës parlamentare por përgjegjësi kryesor është Kurti. Ajo nuk ka folur për interesa personale por në emër të LVV-së dhe të Kurtit”, tha ai.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Debatet sot në Kuvend/ Fitim Zekthi: Rama është ezauruar, qeverisja e tij nuk ka çfarë bën më

Story i radhës

Dukagjini fiton edhe në Gjibraltar, kualifikohet në rrethin e dytë të Conference League 

Të fundit nga

ShkoLartë