Volodymyr Zelenskyy thotë se diskutimet me vendet partnere në Gjermani të mërkurën për rritjen e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë qenë “mjaft produktive”.
Duke folur në Telegram, ai tha: “Sa më i guximshëm dhe mizor bëhet terrori rus, aq më e qartë është për botën se të ndihmosh Ukrainën për të mbrojtur qiellin është një nga detyrat më të rëndësishme humanitare për Evropën e kohës sonë, raporton Sky news, përcjell “Bota sot”.
“Unë besoj se do ta përballojmë këtë detyrë dhe u jam mirënjohës atyre partnerëve tanë që tashmë kanë marrë një vendim për të forcuar një mbështetje të tillë për shtetin tonë – mbështetje për mbrojtje efektive në ajër.
“Mirënjohje për të gjithë ata që e afrojnë fitoren tonë! Mirënjohje për të gjithë ata që ndihmojnë Ukrainën!”