Zelenskyy: Rusia ka vendosur substanca të ngjashëm me shpërthyes në centralin bërthamor Zaporizhzhia

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy pretendon se ushtria ruse ka vendosur substanca të ngjashëm me shpërthyes në çatinë e disa njësive të energjisë të centralit bërthamor Zaporizhzhia, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me video nga llogaria e tij në median sociale, Zelenskyy foli për situatën në centralin bërthamor Zaporizhzhia i cili është nën kontrollin e rusëve. Ai tha se rrezatimi është kërcënim për të gjithë botën dhe se centrali bërthamor duhet të mbrohet plotësisht nga kërcënimi i rrezatimit.

“Shtetet kanë aftësi të inteligjencës për të ditur se çfarë ndodh saktësisht dhe se kush do të akuzohet. Sipas informacioneve të inteligjencës që ne posedojmë, ushtria ruse ka vendosur substanca të ngjashëm me shpërthyes në çatinë e disa njësive të energjisë të centralit bërthamor Zaporizhzhia”, tha Zelenskyy.

Ai pretendon se me shumë mundësi rusët duan të simulojnë një sulm ndaj centralit. “Ndoshta kanë edhe skenarë të tjerë. Por, në çdo rast bota e sheh që Rusia është burimi i vetëm i rrezikut për centralin bërthamor Zaporizhzhia”, theksoi Zelenskyy.

Rusia: Ushtria ukrainase do të kryejë sulm ndaj centralit bërthamor Zaporizhzhia

Këshilltari i Drejtorit të Përgjithshëm të Rosenergoatom, kompanisë ruse të energjisë bërthamore, Renat Karchaa në një deklaratë për televizionin “Rossiya-24” ka mbrojtur idenë se natën e 5 korrikut ushtria ukrainase do të kryejë sulm ndaj centralit bërthamor Zaporizhzhia.

“Në orë e natës më 5 korrik, forcat e armatosura të Ukrainës do të përpiqen të sulmojnë centralin bërthamor Zaporizhzhia me mjete ajrore pa pilot dhe armë të precizitetit të lartë me rreze të gjatë”, tha Karchaa duke shtuar se “në të njëjtën kohë Ukraina ka planifikuar të hedhë nga avioni municionin e mbushur me mbetje radioaktive të nxjerrë më 3 korrik nga centrali bërthamor në jug të Ukrainës”.





Story i mëparshëm

Kina vendos sanksione për metalet e përdorura për prodhimin e çipeve

Story i radhës

Gjatë bastisjes në Jenin vritet një ushtar izraelit

Të fundit nga