Zelenskyj ukrainasve: „Ne duhet të luftojmë!”

March 6, 2022
min lexim

Presidenti i Ukrainës iu drejtua popullit me një apel për rezistencë. Ministri i Jashtëm ukrainas Kuleba kërkon armatimin e Ukrainës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj u bëri thirrje bashkëatdhetarëve, që të dëbojnë trupat ruse nga vendi i tyre. “Ne duhet të dalim jashtë! Ne duhet të luftojmë! Kurdo që t’ju jepet mundësia”, tha Zelenskyj në një video-mesazh të shtunën në mbrëmje (05.03). Ukrainaset dhe ukrainasit ashtu si në Kherson, Berdjansk apo Melitopol “duhet ta dëbojnë këtë të keqe nga qytetet tona”.

Në vendet ukrainase të përmendura nga Zelenskyj ditët e fundit ka pasur njoftime, se njerëz të paarmatosur u janë kundërvënë njësive ruse. Përderisa njerëzit e kanë bërë këtë, pushtimi është vetëm i përkohshëm, mendon Zelenskyj.

Ai iu drejtua gjithashtu në rusisht qytetarëve edhe në „republikat popullore” të vetëshpallura Donjeck dhe Luhansk në lindje të vendit. „Nëse memorja juaj nuk është fshirë nga propaganda, nëse sytë tuaj nuk janë mbyllur nga frika – luftoni për të drejtat tuaja, për lirinë, për Ukrainën.” Ai tha, se është i vetëdijshëm, që shumë njerëz atje mendojnë, se Ukraina i urren dhe Kievi po shkatërron qytetet e tyre. „Por krahasojeni Donjeckun pas tetë vjetësh luftë me Kharkivin pas tetë ditësh luftë”, tëerhoqi vëmendjen Zelenskyj.

Kuleba kërkon armatimin e Ukrainës

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i ka kërkuar homologut të tij nga SHBA-ja, Antony Blinken, mbështetje të mëtejshme ushtarake. Ukraina ka nevojë urgjente për avionë luftarakë dhe sisteme të mbrojtjes kundërajrore, deklaroi ai gjatë një takimi me Blinken në kufirin polako-ukrainas, që u zhvillua nën massa të rrepta sigurie.

“Unë shpresoj, që populli i Ukrainës mund ta konsiderojë këtë si një shenjë të qartë, që ne kemi miq, të cilët na qendrojnë vërtetë në krah”, tha Kuleba.

Ai njëkohësisht kritikoi refuzimin e NATO-s për krijimin e zonës së ndalim-fluturimeve në hapësirën mbi Ukrainë. Aleanca ushtarake perëndimore të premten (04.03) deklaroi, se një hap i tillë do të hapte direkt konfliktin mes NATO-s dhe Rusisë, që do të kishte si pasojë përshkallëzimin e mëtejshëm të luftës. Pavarësisht kësaj Blinken theksoi, se mbështetja për Ukrainën jo vetëm do të vazhdojë, por „do të shtohet”.

Bisedime të reja mes palëve të planifikuara për të hënën

Një raund i ri bisedimesh mes Ukrainës dhe Rusisë do të fillojë të hënën (07.03). Këtë e komunikoi drejtuesi i delegacionit ukrainas, David Arachamija, përmes një lajmi postuar në Facebook. Pas kësaj edhe politikani rus Leonid Sluzki tha në televizionin shtetëror: “Raundi i tretë i bisedimeve vërtetë do të zhvillohet ditët e ardhëshme. Ndoshta të hënën më 7 mars”. Fillimisht ishte llogaritur që bisedimet të vazhdonin këtë fundjavë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qyteti afër Kievit është “gati tërësisht i shkatërruar”

Story i radhës

Horoskopi ditor, 6 mars 2022

Të fundit nga

ShkoLartë