Zelensky: Situata në Mariupol mbetet e vështirë

April 19, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka dhënë video- fjalimin e tij të mbrëmjes, me një përditësim mbi luftimet në lindje.

Ai thotë se “situata në Mariupol mbetet shumë e vështirë pa asnjë ndryshim“, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, duke shtuar se forcat ruse kanë bllokuar përpjekjet për të organizuar korridore humanitare për të ndihmuar civilët të largohen nga qyteti i rrethuar.

Ai gjithashtu thotë se “fati i dhjetëra mijëra banorëve të Mariupolit, të cilët më herët janë zhvendosur në territorin e kontrolluar nga Rusia, nuk dihet“.

Zelensky pretendon se “intensiteti i zjarrit nga trupat ruse në drejtimin Kharkiv, në Donbas dhe në rajonin e Dnipropetrovsk është rritur ndjeshëm” dhe akuzon Rusinë për shënjestrimin e ndërtesave të banimit dhe civilëve.

Ai shton, “kjo është një poshtërsi e llojit të saj, e cila me breza do ta shënojë shtetin rus si një burim të së keqes absolute“./M.L.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përse kemi flokë pa jetë, të brishtë dhe pa volum

Story i radhës

Aty ku kryeministri Edi Rama në krenarinë e tij reflekton nënshtrim

Të fundit nga

ShkoLartë