Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se situata në rajonin e Donbasit është jashtëzakonisht e vështirë.
Ai, gjatë fjalimit të tij të martën në mbrëmje, ka thënë se furnizimi i rregullt me armë në Ukrainë është strategjia më e mirë për të ruajtur stabilitetin global.
“Forca e plotë e ushtrisë ruse është në Donbas për të sulmuar”.
“Lyman, Popasna, Severodonetsk, Slovyansk, pushtuesit duan të shkatërrojnë gjithçka atje,” tha ai, duke iu referuar një grupi qytetesh të Ukrainës lindore.
Komentet e Zelensky vijnë pasi zyrtarët ukrainas të mbrojtjes paralajmërojnë se lufta e Rusisë në Ukrainën lindore tani është në fazat e saj më intensive dhe mund të përcaktojë potencialisht fatin e vendit, shkruan BBC.