Zelensky: Rusia nuk ka të drejtë të shantazhojë botën me kërcënimin e armëve bërthamore

April 26, 2022
1 minut lexim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli për Rusinë dhe armët bërthamore ndërsa kritikoi operacionet e fundit të trupave ruse në termocentralin bërthamor të Çernobilit, të martën gjatë një konference të përbashkët shtypi në Kiev me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Mariano Grossi, raporton CNN transmeton “Bota sot”.

“Sot në 36-vjetorin e katastrofës në termocentralin bërthamor të Çernobilit, përsëri bota ishte vetëm një hap nga katastrofa, sepse për trupat ruse, e shnëdërruan termocentralin në një zonë veprimi luftarak ku ata nuk kujdeseshin për sigurinë bërthamore. ”, tha Zelensky.

Zelensky akuzoi trupat ruse se operojnë pa marrë parasysh rrezikun bërthamor dhe se kanë plaçkitur dhe dëmtuar disa zona të uzinës, duke përfshirë qendrën e kontrollit të sistemit dhe laboratorin.

Ai paralajmëroi se pakujdesia e tyre sinjalizon rrezikun e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia.

“Duke pasur parasysh nivelin e kërcënimit, ne besojmë se Rusia nuk ka të drejtë ta kthejë energjinë bërthamore në armë dhe të shantazhojë botën me përdorimin e armëve bërthamore”, tha Zelensky.

Gjatë konferencës për shtyp, Zelensky falënderoi personalisht anëtarët e stafit që qëndruan për të mirëmbajtur uzinën ndërsa trupat ruse pushtuan. Stafit iu ofruan medalje për punën e tyre. Zelensky dhe Grossi diskutuan nivelin aktual të kërcënimit bërthamor dhe dëmtimit të objekteve.

Grossi tha se ishte dakord që IAEA do të vazhdojë të punojë për të rivendosur kapacitetin dhe infrastrukturën që u dëmtua në javët e fundit.

“Pavarësisht këtyre vështirësive, është e rëndësishme të shikojmë në të ardhmen, të shohim paqen, momentin që Ukraina do të rifitojë paqen, qetësinë dhe sigurinë që meritojnë të gjithë qytetarët e saj”, tha Grossi./M.L.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

33-vjeçarja nga Ukraina, me mollëzat më të mëdha në botë, poston videon duke bërë injeksionet

Story i radhës

Tërmet në Bosnje

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë