Zelensky: Rreth katër milionë ukrainas janë goditur nga ndërprerjet e energjisë

October 29, 2022
1 minut lexim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se rreth katër milionë njerëz në të gjithë Ukrainën janë goditur nga kufizimet e energjisë elektrike, që kompanitë ukrainase janë detyruar t’i vendosin, për shkak të dëmtimit të infrastrukturës të shkaktuar nga fushata e bombardimeve të Rusisë.

Zelenskiy tha në fjalimin e tij të natës, më 28 tetor, se zonat e prekura përfshijnë Kievin dhe Harkivin, si dhe rajonet përreth dy qyteteve të mëdha.

Autoritetet në Kiev thanë se kufizimet do të duhet të rriten në nivele “të paprecedentë”.

Kompania kombëtare ukrainase e energjisë, Ukrenergo, tha në një deklaratë se “ndërprerjet emergjente” prej katër orësh në ditë, ose më shumë, kishin rifilluar në rajonin e Kievit.

Masat janë të nevojshme për të stabilizuar rrjetin elektrik sepse armiku vazhdon të bombardojë infrastrukturën energjetike të Ukrainës, tha Oleksiy Kuleba, guvernatori i rajonit të kryeqytetit.

Ukraina dhe aleatët e saj kanë thënë se shumë nga sulmet janë kryer nga dronët e furnizuar nga Irani.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba i kërkoi të premten homologut të tij iranian që të ndalojë menjëherë furnizimin me armë për Rusinë. Kjo ishte telefonata e parë mes dy zyrtarëve që kur Kievi tha se Moska po përdor dronë të prodhuar nga Irani.

Zyrtarët në të gjithë vendin u kanë kërkuar njerëzve që të kursejnë energjinë duke reduktuar konsumin e tyre të energjisë elektrike gjatë orëve të pikut dhe duke shmangur përdorimin e pajisjeve të tensionit të lartë.

Ukraina tha se 30% e termocentraleve të Ukrainës ishin shkatërruar që kur Rusia nisi valën e parë të sulmeve në infrastrukturën energjetike më 10 tetor.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Femrat më në fund pranuan: Katër gënjeshtrat më të mëdha që u thonë rregullisht burrave

Story i radhës

Rafuna: Si Komunë po hasim pengesa dhe bllokime mjaftë nga Qeveria duke mos na përkrahur dhe bllokuar në shumë nisma!

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë