Zelensky pret përkrahje nga kryeministrja e re e Britanisë: Ajo ka qenë gjithmonë në anën e ndritur të politikës evropiane

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të hënën se pret bashkëpunim me kryeministren e Britanisë, Liz Truss, duke u shprehur se kjo e fundit ka qenë gjithmonë në anën e ndritur të politikës evropiane.

Ai ka thënë se Kievi pret bashkëpunim me të, shkruan Reuters të hënën.

“Në Ukrainë ne e njohim shumë mirë atë. Ajo ka qenë gjithmonë në anën e ndritur të politikës evropiane”, ka thënë Zelensky në një video-adresim pasi Truss mori detyrën e kryeministres.

“Unë besoj se së bashku mund të bëjmë shumë për të mbrojtur kombet tona dhe për të shkatërruar politikën destruktive të Rusisë”, ka shtuar ai.

Story i mëparshëm

LSDM: Referendumi kundër BE-së nuk ka mbështetje dhe nuk do të ketë sukses

Story i radhës

​Ngjarjet e datës 6 shtator

Të fundit nga