​Ngjarjet e datës 6 shtator

Komuna e Klinës në bashkëpunim me Rrjetin e Grave të Kosovës (RrGK) nga sot hapin ekspozitën “Dhuna nuk fshehet brenda mureve”. ( Te Jehona e Dukagjinit në Klinë, ora 10:00-16:00)

Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional (CLARD), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC), organizojnë fushatën vetëdijësuese kundër dhunës në familje në kuadër të projektit “Edukimi kundër dhunës në familje dhe ngacmimit seksual”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, ora 10:00)

Nis “Java e Policisë në Ferizaj”. (Stacioni policor në Ferizaj, ora 10:00-15:00)

Mbahet seanca e radhës gjyqësore në rastin e padisë së qytetarit me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj Komunës së Prishtinës, për diskriminim në qasje. (Gjykata Themelore në Prishtinë, salla -319, ora 10:30)

Përfaqësues të Universitetit Zug nga Zvicra takohen me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. (Zyra e kryetarit Hyseni, ora 11:30)

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zelensky pret përkrahje nga kryeministrja e re e Britanisë: Ajo ka qenë gjithmonë në anën e ndritur të politikës evropiane

Story i radhës

“Rama në panik nga denoncimet e News 24”- Klevis Balliu për aksionin në Prestige: Resorti është justifikimi, media qëllimi

Të fundit nga