Zelensky, optimist për lajmet nga Brukseli

min lexim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shprehet i bindur se ditët e mira për kombin e tij po vijnë, derisa u krenua për ruajtjen e institucioneve demokratike në kohën kur vendi po përballet me luftë brutale.

“Ne jemi vetëm dy ditë larg vendimit historik të Bashkimit Evropian për Ukrainën. Dhe jam i sigurt se askush nga ne, askush nga ju nuk ka dyshim se Ukraina duhet të marrë një vendim pozitiv”.

Në ndërkohë, Zelensky ka falënderuar ata që mbështetjen e Ukrainës e bënë të ditur para votimit të bllokut prej 27 vendeve.

”Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që na mbështesin. Faleminderit për këtë sinqeritet, Amsterdam. Mezi presim një vendim pozitiv evropian për Ukrainën. Përqafoni Ukrainën. Forconi Evropën”.

Se do të jetë pro pranimit të kandidaturës së Ukrainës, pos Holandës, u zotua të mërkurën edhe Kroacia.

E rindërtimin e Ukrainës po e mendon kancelari gjermani, Olaf Scholz, i cili u zotua se do të propozojë Planin Marshall për Kievin me krerët e vendeve të unionit.

Madje në këtë takim Scholz ftoi të jetë prezent edhe vetë Zelenskyn.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gazetarët e Bild-it gjerman sulmohen në Ukrainë nga të shtënat e rusëve – pamjet tregojnë momentin e frikshëm

Story i radhës

Kroos refuzon rinovimin

Të fundit nga

Tërmet në Strumicë

  Një tërmet është ndjerë rreth orës 21:45 të mbrëmjes së sotme në afërsi të Strumicës,