Zelensky, një seks simbol! Ja ndihma e veçantë e stilistit çek për Ukrainën

March 20, 2022
1 minut lexim

Një stilist çek ka shpikur një mënyrë të re për të mbledhur para për ukrainasit që vuajnë nga lufta në vendin e tyre, duke bërë jastëkë që mbajnë portretin e presidentit të tyre, Volodymyr Zelensky, i cili thotë se është bërë një simbol seksi për shumë vetë.

“Shumë njerëz, kryesisht të seksit të bukur, e shohin atë si një lloj simboli seksi, kështu që më lindi ideja të bëj një jastëk që do të dukej sikur ai është në të vërtetë në shtratin e tyre”, tha stilisti Tomas Brinek për “Reuters”.

Brinek, i cili drejton një kanal satirik në Instagram të quajtur TMBK, i cili ka më shumë se 540 mijë ndjekës dhe zakonisht tall me politikanët, tha se edicioni i tij i kufizuar i jastëkëve të punuar me dorë ka tërhequr më shumë se 2 mijë porosi dhe ka mbledhur rreth 19 mijë dollarë për një bamirësi.

Image

Jastëkë që mbajnë portretin e presidentit të tyre, Volodymyr Zelensky

“Ideja ishte me të vërtetë pak shaka, por ka një anë serioze që fitimet mund të bëjnë diçka të mirë për Ukrainën”, tha Brinek, duke shtuar se tani ai planifikoi të bënte një grup tjetër për shkak të interesit të madh.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zelensky i gatshëm të përballet me Putinin: Nëse ndodhë kjo gjë, shpërthen Lufta e Tretë Botërore

Story i radhës

Triumfojnë Ferizaj dhe Vushtrria 

Të fundit nga

ShkoLartë