Ndërsa ukrainasit shënojnë Ditën e Pavarësisë, presidenti i vendit Volodymyr Zelensky ka lëshuar një paralajmërim të ri për sulme të mundshme ruse.
Në adresimin e tij të zakonshëm në orët e vona të natës, ai tha se Ukraina po feston “ditën e flamurit tonë” ndërsa “lufton kundër kërcënimit më të frikshëm për shtetësinë tonë”.
Ai iu bëri thirrje njerëzve të ndjekin rregullat e sigurisë në qytetet si Kievi dhe Kharkivi, duke përfshirë orën policore dhe sirenat e sulmeve ajrore.
“[Sot] është një ditë e rëndësishme për të gjithë ne. Dhe kjo është arsyeja pse kjo ditë, për fat të keq, është gjithashtu e rëndësishme për armikun tone. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se [sot] provokimet e shëmtuara ruse dhe sulmet brutale janë të mundshme”.
“Forcat e Armatosura të Ukrainës, inteligjenca jonë dhe shërbimet speciale do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur njerëzit – sa më shumë që të jetë e mundur. Dhe ne me siguri do t’i përgjigjemi çdo shfaqje të terrorit rus.”