Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka folur në lidhje me “planin e fitores së Ukrainës”.
Ai u shpreh se ka disa pika në atë plan, duke përfshirë të tilla që kanë të bëjnë me aspektin ushtarak, politik, diplomatik dhe ekonomik.
Zelensky ka thënë se javën që vjen do t’ua prezantojë aleatëve të Ukrainës këtë plan, shkruan Sky News.
“Nuk ka asgjë të pamundur në këtë plan. Mbi 90 për qind e tij tashmë është parashtruar. Javën e ardhshme, ne do t’ua prezantojmë planin tonë të fitores aleatëve tanë”.
“Unë jam mirënjohës për të gjithë ata, në mbarë botën, që po qëndrojnë me Ukrainën dhe po na ndihmojnë”, është shprehur tutje presidenti ukrainas.
Burimi: botasot.info