Të premten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar për rikthimin në Kiev.
Zelensky falënderoi gjithashtu 27 misionet e tjera diplomatike të huaja që operojnë aktualisht në kryeqytet, duke thënë se është “një gjest jashtëzakonisht i rëndësishëm mbështetjeje për Ukrainën”, shkruan BBC.
“Gjeste të tilla, së bashku me mbështetjen e fortë mbrojtëse, financiare dhe politike nga bota e lirë, nënkuptojnë se nevoja për t’i dhënë fund luftës po bëhet gjithnjë e më e dukshme për Rusinë”, tha ai.
“Humbja e pushtuesve është e pandryshueshme”, shtoi Zelensky.