Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky reagoi ndaj kapjes nga rusët të qytetit lindor të Lyman, qendrës së madhe hekurudhore të rajonit të Donetsk dhe përpjekjes për të kapur qytetin e Severodonetsk.
Ai u shpreh se nëse Rusia mendon se këto vende do të jenë të saj, e ka gabim, raporton Sky News.
“Nëse pushtuesit mendojnë se Lyman ose Severodonetsk do të jenë të tyret, ata e kanë gabim”, tha presidenti ukrainas.
Donbasi do të jetë ukrainas”, u shpreh ai.