zelensky dhe magyar hapin nje kapitull te ri mes ukraines dhe hungarise 6b07e9b98de40

Zelensky dhe Magyar hapin një kapitull të ri mes Ukrainës dhe Hungarisë

November 26, 2026
min lexim

Larg tryezave të negociatave dhe përplasjeve diplomatike, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri hungarez Peter Magyar kanë zgjedhur fushën e volejbollit për të dhënë një mesazh afrimi mes dy vendeve.

Dy liderët zhvilluan të martën një ndeshje miqësore me nxënësit e një shkolle hungarishtfolëse në Berehove, në rajonin e Transkarpatisë, në jugperëndim të Ukrainës, ku jetojnë rreth 100 mijë pjesëtarë të pakicës hungareze.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Zelensky dhe Magyar shfaqen duke luajtur me entuziazëm, në një atmosferë krejt të ndryshme nga ajo që ka karakterizuar marrëdhëniet mes Kievit dhe Budapestit gjatë viteve të fundit.

Ndeshja u zhvillua në kuadër të vizitës së kryeministrit hungarez në Ukrainë, të cilën ai e cilësoi si “historike”.

“Një ndeshje e shkurtër volejbolli me presidentin e Ukrainës dhe nxënësit hungarezë në shkollën e mesme ‘Lajos Kossuth’ në Berehove, e cila vitin e ardhshëm do të festojë 125-vjetorin e funksionimit”, shkroi Magyar në Facebook.

Nga ana e tij, Zelensky falënderoi mësuesit dhe të dyja ekipet për ndeshjen, duke theksuar rëndësinë e respektit të ndërsjellë mes dy vendeve.

“Edhe në Budapest ka një shkollë ku fëmijët ukrainas mësojnë në gjuhën e tyre amtare. Ky respekt i ndërsjellë është i rëndësishëm për marrëdhëniet tona dhe duhet të jetë themeli i gjithë bashkëpunimit tonë”, deklaroi presidenti ukrainas.

Vizita shënon një tjetër hap drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Ukrainës dhe Hungarisë, pas ndryshimit të qeverisë në Budapest në prill të këtij viti.

Për vite me radhë, çështja e të drejtave gjuhësore të pakicës hungareze në Ukrainë ka qenë burim përplasjesh mes dy vendeve. Muajin e kaluar, Parlamenti ukrainas miratoi një ligj që zgjeron të drejtën e pakicave kombëtare për t’u arsimuar në gjuhën e tyre amtare.

Pas këtij vendimi, Budapesti tërhoqi kundërshtimet ndaj hapjes së kapitujve të negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

“E konsideroj ditën e sotme një moment historik dhe një mundësi të jashtëzakonshme që na lejon të hapim një kapitull të ri në historinë dhe marrëdhëniet midis dy vendeve tona”, deklaroi Magyar, sipas AFP-së.

Ndryshe nga paraardhësi i tij Viktor Orban, kryeministri i ri hungarez ka mbajtur një qëndrim më të afërt me Kievin, duke dënuar edhe gjatë kësaj vizite pushtimin rus të Ukrainës.

“Populli hungarez e dënon pa mëdyshje këtë agresion të tmerrshëm rus”, tha ai.

Megjithatë, mes dy vendeve mbeten ende çështje të pazgjidhura. Hungaria kërkon që deri në fillim të vitit 2027, Ukraina të miratojë rregullore që garantojnë përdorimin e gjuhës hungareze edhe në institucionet shëndetësore, qendrat e kujdesit për të moshuarit dhe aktivitetet sportive.

Pas gati një dekade tensionesh diplomatike, Zelensky dhe Magyar kanë zgjedhur sportin për të simbolizuar një fillim të ri në marrëdhëniet mes Kievit dhe Budapestit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sot seance plenare kuvendi voton buxhetin 2027 dhe paketen fiskale 6b07e97d16983
Lajmi i mëparshëm

Sot seancë plenare/ Kuvendi voton Buxhetin 2027 dhe Paketën Fiskale

myleene klass shkelqen me fustan te arte vazhdon angazhimet festive pas anulimit te turneut te ribashkimit te hearsay 6b07ea0fa9e33
Lajmi i radhës

Myleene Klass shkëlqen me fustan të artë, vazhdon angazhimet festive pas anulimit të turneut të ribashkimit të Hear’Say

Të fundit nga

ShkoLartë