nje person vdes gjate rruges per ne spitalin e gjakoves ishte derguar ne gjendje te rende ne qkmf ne e rahovecit 6b07e920485a0

Një person vdes gjatë rrugës për në Spitalin e Gjakovës, ishte dërguar në gjendje të rëndë në QKMF-në e Rahovecit

November 26, 2026
1 minut lexim

Një person ka humbur jetën në orët e para të së mërkurës, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Rahovec.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima, mashkull kosovar, ishte dërguar nga familjarët në QKMF për të marrë ndihmë mjekësore.

Pas vlerësimit të gjendjes së tij, mjekët kishin rekomanduar transferimin për trajtim të mëtejshëm në Spitalin e Gjakovës. Megjithatë, personi ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

“Rr. Bekim Isma, Rahovec, 25.11.2026 – 02:55. Raportohet se një mashkull kosovar ishte sjellë nga familjarët për trajtim mjekësor në gjendje të rëndë në QKMF Rahovec. Me rekomandim të mjekëve, viktima është nisur për trajtim në Spitalin e Gjakovës dhe gjatë rrugës ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në spital. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Ngjarja është raportuar në polici, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të prokurorit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

samiti be ballkani perendimor kjo eshte deklarata e plote e miratuar ne bruksel per rajonin 6b079f4f2bdbf
Lajmi i mëparshëm

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kjo është deklarata e plotë e miratuar në Bruksel për rajonin

sot seance plenare kuvendi voton buxhetin 2027 dhe paketen fiskale 6b07e97d16983
Lajmi i radhës

Sot seancë plenare/ Kuvendi voton Buxhetin 2027 dhe Paketën Fiskale

Të fundit nga

ShkoLartë