Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dhe organet e tjera botërore duhet të veprojnë shumë më shpejt për të detyruar trupat ruse të largohen nga territori i termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Madje, Zelensky thotë se për çdo minutë ekziston rreziku i katastrofës, shkruan Aljazeera.
“Çdo minutë që trupat ruse qëndrojnë në termocentralin bërthamor, ekziston rreziku i katastrofës së rrezatimit global”, tha ai në një fjalim video.