Zelenskiy lajmërohet në orët e para të mëngjesit/ Bën thirrje urgjente

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, mbajti një fjalim televiziv në orët e para të mëngjesit të sotëm, me orën e Ukrainës, duke përjashtuar çdo lëshim territorial dhe duke bërë thirrje për paqe.

Vërejtjet e Zelenskiy pasuan një ditë të trazuar në të cilën Rusia dukej se po i afrohej një pushtimi, me Vladimir Putin që njohu dy rajone separatiste të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore si të pavarura dhe urdhëroi forcat në rajon, shkruan “The Guardian”, përcjell “Bota sot”.

Zelenskiy tha se Ukraina ishte e përkushtuar ndaj paqes dhe diplomacisë, ndërsa i përshkroi veprimet e Federatës Ruse si shkelje të integritetit dhe sovranitetit të Ukrainës.

Jemi të përkushtuar në rrugën paqësore dhe diplomatike. Nuk është shkurt 2014, por shkurt 2022. Është një vend tjetër, ka një ushtri të ndryshme, ka një qëllim të vetëm, paqen.

Ai shtoi se Ukraina po pret hapa “të qartë dhe efektivë” nga aleatët e saj për të vepruar kundër Rusisë, ndërsa bën thirrje për një samit urgjent të liderëve të Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës.

Zelenskiy gjithashtu akuzoi Rusinë për prishjen e bisedimeve të paqes dhe përjashtoi mundësinë e bërjes së ndonjë lëshimi territorial./BS

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Frika nga pushtimi i Ukrainës, OKB thërret mbledhje urgjente

Story i radhës

Horoskopi ditor, e martë 22 shkurt 2022

Të fundit nga