zelenski gjendja ne ukraine eshte serioze 696749338456a

Zelenski: Gjendja në Ukrainë është serioze

January 14, 2026
1 minut lexim

Presidenti ukrainas,Volodymyr Zelenski, parashikon sulme të reja masive nga Rusia. Në video-mesazhin e tij ditor ai iu referua informacioneve të shërbimeve sekrete dhe i kërkoi popullsisë ukrainase që t’i marrë seriozisht paralajmërimet.

Ukraina ishte sërish objekt i bombardimeve nga Rusia prej të cilave ka pasur të vrarë dhe shumë të plagosur në disa rajone. Zelenski tha në video-mesazhin e tij të ditor se krahas raketave balistike, po përdoren edhe dronë ushtarakë dhe raketa me rreze të mesme veprimi, të afta për të transportuar armë bërthamore.

Përdorimi i këtyre raketave ishte edhe shkak për një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit  të Sigurimit të OKB-së gjatë së cilës SHBA i kritikoi sulmet ruse ndaj Ukrainës dhe e quajti përdorimin e një rakete me rreze të mesme veprimi të aftë për të transportuar armë bërthamore si një “përshkallëzim të rrezikshëm”.

Sfida të jashtëzakonshme: moti i keq, energjia elektrike, ngrohja

Rrjeti elektrik i Ukrainës është dëmtuar rëndë nga sulmet sistematike që ka Rusia i ka intensifikuar së fundmi. Ndërprerjet e energjisë elektrike janë të zakonshme. Ukrainasve u duhet të mbijetojnë çdo ditë për orë të tëra pa energji elektrike dhe ngrohje.

Për shkak të bombardimit të termocentraleve qindra-mijëra familje në rrethinat e Kievit janë pa energji elektrike ose ngrohje. Po ashtu sulme ka pasur edhe në Odesë dhe Karkiv. Zelenski tha se elektricistët po punojnë prej javësh për ta mbajtur rrjetin elektrik në funksion.

“Edhe moti është një sfidë shtesë, sfidë e jashtëzakonshme”, tha Zelenski duke iu referuar temperaturave nën zero.

Probleme në front

Zelenski pranoi se probleme ka edhe në front: “Tani kudo është e vështirë, por vështirësitë më të mëdha janë në front”, tha ai. Rusia po e vazhdon sulmin e saj pavarësisht ngricës.

Po ashtu gjithnjë e më shumë të rinj ukrainas po arratisen prej shërbimit ushtarak, gjë që përbën një problem të madh për ushtrinë. Megjithatë sipas Zelenskit mbrojtja vazhdon të paktën të mbahet e fortë. Ukrainës iu desh kohët e fundit që pas muajsh të tërë mbrojtjeje të braktiste pozicione të tjera në lindje dhe jug të vendit. / DW

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bashkimi i kosoves me shqiperine nje deshire e madhe per te cilen nuk do te kursejme asnje perpjekje per ta realizuar 6967492283483
Lajmi i mëparshëm

“Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe për të cilën nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta realizuar…”

nga 5 ne 5 grade parashikimi i motit per diten e merkure 696750380e359
Lajmi i radhës

Nga -5 në 5 gradë – parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Të fundit nga

Sot mbahet takimi i liderëve në Maqedoni

Me iniciativë të Kryeministrit dhe liderit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot në Klubin e Deputetëve do të mbahet takimi i liderëve me kryetarët e partive parlamentare që kanë grupe parlamentare në
ShkoLartë