Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se Bashkimi Evropian duhet të përfshijë naftën dhe gazin në paketën e tij të ardhshme të sanksioneve.
Duke folur në parlamentin lituanez, ai vlerësoi vendin për ndalimin e importeve të gazit rus.
Por kritikoi BE-në për hezitimin e tepërt në sanksionimin e Rusisë, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
BE-ja u takua të hënën për të diskutuar një grup të gjashtë sanksionesh, të cilat mund të përfshinin naftën dhe gazin rus, por nuk arritën një marrëveshje.