Zelanda e Re njofton ndalimin e importeve të arit rus

min lexim

Qeveria e Zelandës së Re njoftoi ndalimin e importeve të arit rus si pjesë e sanksioneve të saj kundër Moskës për luftën në Ukrainë.

Në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Zelandës së Re, ministrja Nanaia Mahuta tha se nuk dëshiron që vendi i saj të bëhet një strehë e sigurt për asetet ruse, duke shtuar se ndalimi do të hyjë në fuqi nga 25 korriku.

“Vendimi i sotëm sinjalizon më tej dënimin e Zelandës së Re për shkeljen flagrante të bërë nga Rusia ndaj sovranitetit të Ukrainës”, tha Mahuta.

Vendimi gjithashtu mbështet përpjekjet ndërkombëtare për të siguruar që Rusia të mos anashkalojë sanksionet ndërkombëtare duke përdorur rezervat e saj të mëdha të arit për të financuar luftën e saj të paligjshme”, shtoi ajo.

Sipas Ministrit të Tregtisë dhe Eksportit të Zelandës së Re, Damien O’Connor, vendimi synon të parandalojë që Kremlini të mbështetet në zotërimet e arit për të mbështetur rublën, pasi sistemi financiar i Moskës tashmë është i shkëputur nga tregjet ndërkombëtare.

Banka Qendrore e Rusisë ka rezerva të mëdha ari, të vlerësuara në vlerë deri në 140 miliardë dollarë. Njëzet për qind e rezervave të Bankës Qendrore Ruse mbahen në ar. Sipas Aktit të Sanksioneve ndaj Rusisë, ne po e bëjmë të paligjshëm importimin e arit me origjinë ruse nga qytetarët tanë”, tha O’Connor.

Javën e kaluar, Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi ndalimin e importeve të arit rus, por masa vlen vetëm për arin me origjinë ruse, jo edhe për arin që ndodhet jashtë Rusisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, e mërkurë 6 Korrik 2022

Story i radhës

OKB: 270 raste të ndalimit arbitrar dhe zhdukjes së detyruar në Ukrainë

Të fundit nga