Zekolli: VLEN gjysmën e votave tashmë i ka humbur, sepse vazhduan të njejtën politikë si BDI

November 18, 2024
1 minut lexim

 

Ish-ambasadori Arsim Zekolli në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se VLEN tashmë ka humbur gjysmën e votave të 8 majit, sepse premtuan ndryshim mirëpo po e vazhdojnë politikën e njejtë si BDI-ja.

“VLEN mendoj që gjysmën e votave të 8 majit i ka të humbura tashmë, sepse po e vazhdojnë të njejtën politikë si BDI-ja, është i njejti skenar. Shqiptarët më nuk do të kthehen tek LSDM-ja, nuk do të bëhen as VMRO sepse as VMRO-ja nuk e dinë më çka janë dhe sa maqedonas janë, ndaj shqiptarët mund të orientohen drejt nje partie tjetër që s’kanë bërë shumë gabime”, tha Zekolli.

Zekolli tha se VLEN është e keqe e nevojshme deri sa shtoi se BDI duhet të reformohet.

“VLEN është një e keqe e nevojshme. Ali Ahmeti kishte kohë të bëj reformimin e partisë, mirëpo ai reformimin e bëri në mënyrë të keqe, me komandantë të lodhur. Ai reformism u bë me makiazh që realisht nuk kapi më vend në BDI. Ali Ahmeti duhet të selektojë njerëzit në BDI. Përfaqësimi I shqiptarëve në këtë qeveri mbetet vazhdimësi si në të kaluarën…”, tha Zekolli. /tvklan.mk

 

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Brenda dy-tre dite pritet të konstituohet Komisioni për falje, ja emrat që përfliten

Story i radhës

Ahmeti i reagon Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare dhe me tërë qenien tonë do ta mbrojmë këtë

Të fundit nga

ShkoLartë