kurti dhe rizvanolli vizitojne ujesjellesin e prizrenit informohen per projektet 676d80ae74825

Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ujësjellësin e Prizrenit, informohen për projektet

December 26, 2024
1 minut lexim

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizituan Ndërmarrjen e ujit KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, për t’u njoftuar nga afër për performancën e KRU “Hidroregjioni Jugor”.

Sipas një komunikate për media, bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua rreth arritjeve dhe rëndësisë së ndërmarrjes për zhvillimin ekonomik dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët.

Në këtë kumtesë theksohet se Kurti u njoftua për projektet dhe investimet e ndërmarrjes, përfshirë zhvillimin në infrastrukturë në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, zgjerimin e shërbimeve cilësore dhe treguesit e performancës financiare në rritje.

“Së fundmi, KRU Hidroregjioni ka përfunduar lidhjen me ujë të pijes për fshatin Gërnçar për 15 mijë familje, me 100 mijë euro investim nga Ministria e Ekonomisë. Kurse me përkrahje prej 102 mijë euro po ashtu nga Ministria e Ekonomisë, ndërmarrja po zbaton projektin për rehabilitimin dhe zgjerimin e ujësjellësit në Bllacë të Suharekës. Ndërkaq, KRU Gjakova është duke realizuar edhe investimet për furnizim me ujë të pijshëm në fshatrat Hoçë e Madhe, Zoçishtë dhe Opterushë të Rahovecit me grant prej 500 mijë euro nga Ministria e Ekonomisë, projekt i cili pritet të përfundojë në qershor të vitit 2025, dhe që ndikon në përmirësimin e shërbimeve për konsumatorët e Hidroregjionit Jugor”, thuhet tutje në komunikatë,

“Po ashtu, ndërmarrja publike Hidroregjioni Jugor është në përfundim të rehabilitimit të rrjetit të kanalizimit në Prizren me grant prej 5 milionë euro nga KfW, gjë që mundëson shfrytëzim më efektiv të impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në Prizren, projekt i inauguruar në vitin 2021, i bashkë-financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Përveç zhvillimit të projekteve të mëdha infrastrukturore dhe sigurimin e furnizimit me ujë për banorët e regjionit, për herë të parë KRU “Hidroregjioni Jugor”, ka realizuar inkasim në shkallë 104.6%”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

a sulmoi rusia aeroplanin ne kazakistan 676d7ffcae5c0
Story i mëparshëm

A sulmoi Rusia aeroplanin në Kazakistan?

provokime e momente tensioni prekja behet sherr mes fitimit dhe drilonit 676d81da8f442
Story i radhës

Provokime e momente tensioni – prekja, bëhet sherr mes Fitimit dhe Drilonit

Të fundit nga

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

Bayerni ëlshtë shpartalluar në Roterdarm duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Feyenoordi, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League në futboll. Vendasit shkëlqyen me lojë.  Ndeshjet  Milan – Girona

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë