zekerija berisha do ta bejme realitet vizionin e vlen it per qytetaret e shkupit 68dc06da59b1f

Zekerija Berisha: Do ta bëjmë realitet vizionin e VLEN-it për qytetarët e Shkupit

September 30, 2025
1 minut lexim

Sot, në një aktivitet të organizuar nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis”, u prezantuan rekomandime konkrete për përmirësimin e menaxhimit të komunave, me fokus tek pastërtia, siguria dhe transparenca.

Zekerija Berisha, bartës i listës së VLEN-it për Qytetin e Shkupit, ishte pjesë e këtij aktiviteti.

“Sot morëm pjesë në prezantimin e rekomandimeve të Institutit për Demokraci ‘Societas Civilis’, të cilat ofrojnë ide konkrete për komunat më të pastra, më të sigurta dhe më transparente”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ai shtoi se mbështet fuqishëm këto iniciativa dhe premtoi angazhim për realizimin e tyre.

“Si bartës liste i VLEN-it për Qytetin e Shkupit, bashkë me Behar Rexhepin, bartës liste për Komunën e Butelit, i mbështesim këto vizione dhe do angazhohemi që t’i bëjmë realitet për qytetarët tanë”, është shprehur Berisha.

Ky aktivitet vjen në një kohë kur qytetarët e Shkupit kërkojnë qeverisje më transparente dhe shërbime komunale më të mira. VLEN-i shpreh gatishmërinë e tij për të përfshirë rekomandimet e ekspertëve dhe për t’i kthyer ato në politika konkrete që përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

leigh anne pinnock mahnit me bikini minimale jeshile gjate festimeve ne malte 68dc02da264cb
Lajmi i mëparshëm

Leigh-Anne Pinnock mahnit me bikini minimale jeshile gjatë festimeve në Maltë

vlen pushton shkupin video 68dc0cb276fc7
Lajmi i radhës

VLEN pushton Shkupin! (Video)

Të fundit nga

ShkoLartë