Zejdi takoi kryediplomatin turk, Hakan Fidan

min lexim

Kryetari i Lëvizjes Populli, njëherë edhe deputet i Frontit Europian, Skender Rexhepi-Zejdi ka realizuar takim me ministrin e Punëve të Jashtme në Turqi, Hakan Fidan, përcjell TV21. Zejdi thotë se në takim kanë folur për rëndësinë strategjike të miqësisë shqiptaro-turke.

“Në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, realizuam një takim me ministrin dr. Hakan Fidan, me të cilin biseduam për gjendjen aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, si dhe për rëndësinë strategjike të miqësisë shqiptaro – turke, kjo pasiqë roli i Turqisë në Ballkan, si anëtare e NATO-së, por edhe në drejtim të zhvillimit ekonomik, është me rëndësi të jashtëzakonshme për ruajtjen e paqes dhe kontributit në drejtim të zhvillimit të vendeve të Ballkanit Perendimor. Poashtu, në emrin tim dhe në emër të Lëvizjes POPULLI, shpreha solidarizimin tonë përkitazi me ditën përkujtimore – “15 korrik”, ditën e shkeljes së demokracisë, por edhe të vetëflijimit të popullit turk për mbrojtjen e vlerave të arritura qytetëruese”, ka shkruar Zejdi.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

​Hovenier: SHBA dhe partnerët kanë shqetësime për disa zgjidhje politike që bëri Qeveria Kurti

Story i radhës

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Të fundit nga