ulen cmimet e derivateve te naftes ne maqedoni 6adf6081d116e

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

October 26, 2026
1 minut lexim

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,89% në raport me vendimin e datës 19.10.2026.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 5,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshon.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 0,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,694 den/kg dhe tani do të jetë 54,273 den/kg.

Nga data 27.10.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 91,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 93,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 99,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 110,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 54,273 (denarë/kilogram).

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kengetari i muzikes rb chris brown shmang burgun denohet per sulmin me shishe qelqi ne londer 6adf5ff4017ef
Lajmi i mëparshëm

Këngëtari i muzikës R&B, Chris Brown shmang burgun, dënohet për sulmin me shishe qelqi në Londër

Të fundit nga

ShkoLartë