FB IMG 1793180952592

Zëdhënësja e qeverisë Venera Azizi: Qeveria u del në mbrojtje gazetarëve, masa kundër kërcënimeve dhe presioneve!

October 28, 2026
1 minut lexim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për formimin e Komitetit Nacional për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve, me synimin për të garantuar kushte më të sigurta për ushtrimin e gazetarisë së lirë dhe të pavarur.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, përmes një postimi në facebook, ku ka theksuar se mbrojtja e gazetarëve dhe garantimi i lirisë së medias janë ndër prioritetet e ekzekutivit.

Sipas Azizit, komiteti do të angazhohet për forcimin e mekanizmave të mbrojtjes nga kërcënimet, sulmet dhe presionet ndaj gazetarëve, si dhe për hetimin efektiv të rasteve dhe luftimin e mosndëshkimit.

Në fokus do të jetë edhe mbrojtja nga dhuna digjitale dhe paditë abuzive SLAPP, të cilat përdoren për të ushtruar presion mbi gazetarët dhe për të penguar punën e tyre hulumtuese.

„Gazetarët duhet të jenë të lirë të pyesin, të hulumtojnë dhe të kritikojnë, pa frikë dhe pa presion“, ka theksuar Azizi në mesazhin e saj.

Zëdhënësja e qeverisë, Venera Azizi gjithashtu ka nënvizuar se mbrojtja e gazetarëve nënkupton njëkohësisht edhe mbrojtjen e së vërtetës, transparencës dhe demokracisë.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prokuroret publike sot zgjedhin shefin e ri te prokurorise per ndjekjen e krimit te organizuar dhe korrupsionit 6ae1af55a3a3d
Lajmi i mëparshëm

Prokurorët publikë sot zgjedhin shefin e ri të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

mpb kallezime penale ndaj nje kompanie ne rajonin e strumices konstatohet mungese e afro tete toneve kanabis mjekesor 6ae1c9698ee9d
Lajmi i radhës

MPB: Kallëzime penale ndaj një kompanie në rajonin e Strumicës, konstatohet mungesë e afro tetë tonëve kanabis mjekësor

Të fundit nga

ShkoLartë