mpb kallezime penale ndaj nje kompanie ne rajonin e strumices konstatohet mungese e afro tete toneve kanabis mjekesor 6ae1c9698ee9d

MPB: Kallëzime penale ndaj një kompanie në rajonin e Strumicës, konstatohet mungesë e afro tetë tonëve kanabis mjekësor

October 28, 2026
1 minut lexim

Gjatë një kontrolli në një subjekt juridik për kultivimin e kanabisit mjekësor në rajonin e Strumicës, është konstatuar mungesë e afro tetë tonëve lule të thata të kanabisit mjekësor. Pas kësaj, Sektori për Punë të Brendshme në Strumicë ka ngritur kallëzime penale ndaj kompanisë dhe drejtuesit të saj, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së, gjatë kontrollit në ambientet ku ruhej kanabisi mjekësor i tharë, zyrtarët policorë të SPB-së në Strumicë, së bashku me përfaqësues të komisionit kompetent pranë Ministrisë së Shëndetësisë, kanë konstatuar disa parregullsi.

Përveç mungesës së dokumentacionit lidhur me personelin e angazhuar dhe dokumenteve të tjera të detyrueshme, kontrolli ka zbuluar edhe mungesën e 7.813,49 kilogramëve lule të thata të kanabisit mjekësor.

Kallëzimet penale janë ngritur ndaj një personi juridik nga fshati Borisovë, në komunën e Novo Sellës, si dhe ndaj V.K. nga Novo Sella, me qëndrim në Strumicë, në cilësinë e drejtuesit të kompanisë. Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale në bazë të Ligjit për Kontrollin e Drogave Narkotike dhe Substancave Psikotrope.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se për sasinë e konstatuar të kanabisit mjekësor, kompania nuk posedonte dokumentacion përkatës dhe as dëshmi për origjinën dhe disponimin e produktit.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

FB IMG 1793180952592
Lajmi i mëparshëm

Zëdhënësja e qeverisë Venera Azizi: Qeveria u del në mbrojtje gazetarëve, masa kundër kërcënimeve dhe presioneve!

tension ne seancen per rastin e policit muhamet lika ne ferizaj avokatja bytyqi ankohet per qasjen e prokurorit 6ae1c9c244e9b
Lajmi i radhës

Tension në seancën për rastin e policit Muhamet Lika në Ferizaj, avokatja Bytyqi ankohet për qasjen e prokurorit

Të fundit nga

ShkoLartë